Irani mohon planet për bisedime të drejtpërdrejta me SHBA-në në Doha

Botë | 4 muaj më parë

Irani ka mohuar zërat për bisedime teknike me Shtetet e Bashkuara në Doha gjatë kësaj jave.

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi, tha në një deklaratë në Telegram se, për momentin, nuk ka ndërmend të zhvillojë takime me zyrtarë amerikanë në nivelin e “ekipeve teknike” në Katar. Ai vuri në dukje se kontaktet me Dohën po vazhdojnë normalisht, duke përfshirë monitorimin e zbatimit të angazhimeve të palës tjetër.

Ai sqaroi se raundi i parë i bisedimeve teknike, brenda kuadrit të grupeve të punës të caktuara, do të zhvillohet kur të ekzistojnë kushtet e përshtatshme dhe pasi të jetë rënë dakord për datën dhe vendin.

“Konsultimet mbi këtë çështje po vazhdojnë përmes vendeve ndërmjetësuese”, tha Garibabadi, duke lënë të hapur mundësinë që kontaktet të mund të vazhdojnë në një fazë të mëvonshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme