Sezoni i korrjes së grurit drejt fundit, më pak sipërfaqe të mbjella në Kukës, por prodhim cilësor
Edhe pse temperaturat kanë kaluar 30 gradë Celsius, autokombanjat vijojnë punën në arat me grurë. Qemal Elezi, autokombanier prej shumë dekadash, thotë se sezoni i korrjes po shkon drejt përfundimit dhe se kanë mbetur edhe pak ditë punë.
Sipas tij, këtë vit sipërfaqet e mbjella kanë qenë më të vogla krahasuar me vitet e kaluara, por prodhimi ka rezultuar cilësor, i pastër dhe pa lëndë të huaja.
Nga përvoja shumëvjeçare në këtë profesion, Elezi shprehet se buka e prodhuar nga gruri i arave vendase ka vlera më të larta ushqyese dhe është më e shëndetshme.
Ndërkohë, në zonat malore mbi 700 metra mbi nivelin e detit, si Shishtaveci, Novoseji dhe Topojani, korrja e grurit pritet të nisë disa ditë më vonë. Temperaturat më të ulëta në këto zona bëjnë që pjekja e grurit të vonohet në krahasim me pjesën tjetër të qarkut.
Gazetar: D. Shehu
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



