Malaj: Buxheti i mbrojtjes arrin në 2.6% të PBB-së, 10.3 miliardë lekë shtesë për sigurinë dhe modernizimin e FA

Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se përmes Aktit Normativ për Buxhetin 2026, qeveria po forcon mbrojtjen kombëtare dhe po përmbush angazhimet e Shqipërisë ndaj NATO-s.
Sipas Malajt, Akti Normativ parashikon një financim shtesë prej 10.3 miliardë lekësh për sektorin e mbrojtjes, si edhe shtimin e 300 efektivëve në radhët e Forcave të Armatosura.
Ai deklaroi se, me këto ndryshime, buxheti i mbrojtjes arrin në 2.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), duke synuar modernizimin e kapaciteteve mbrojtëse, rritjen e gatishmërisë operacionale dhe forcimin e sigurisë kombëtare.
“Përmes Aktit Normativ për Buxhetin 2026, forcojmë mbrojtjen kombëtare dhe përmbushim angazhimet e Shqipërisë ndaj NATO-s.
Me një financim shtesë prej 10.3 miliardë lekësh dhe 300 efektivë të rinj në Forcat e Armatosura, buxheti i mbrojtjes arrin në 2.6% të PBB-së, duke garantuar modernizimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe rritjen e sigurisë së vendit.
Një Shqipëri më e sigurt, më e fortë dhe një aleate më e denjë”, shkruan Malaj.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




