Përplasjet në protestë, Rama: Kalimi në dhunë fizike, produkt i dështakëve të bulevardit politik dhe duarve të huaja pas tyre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas incidenteve të ndodhura gjatë protestës së sotme, ku pati përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit.
Rama dënoi aktet e dhunës, duke i cilësuar si produkt të asaj që e quajti “korja e zezë e dështakëzemërakëve të bulevardit politiko-mediatik të Tiranës”.
“Kalimi në dhunë fizike është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë e dështakëzemërakëve të bulevardit politiko-mediatik të Tiranës, koleksionistëve të precedentëve kriminalë dhe duarve të huaja pas tyre! Duhet akoma durim e pastaj i vjen radha reflektimit ”, shkruan kryeministri Rama.
Reagimi i kryeministrit Rama vjen pas protestës së zhvilluar ditën e sotme para Parlamentit ku protestuesit u përplasën fizikisht me policinë, gjë e cila u arrestua me arrestime dhe përdorim të gazit lotsjellës.
Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se morën trajtim mjekësor 19 persona, mes tyre 15 efektivë policie dhe 4 protestues.
Sipas ministrisë 4 prej efektivëve vijojnë të marrin trajtim mjekësor, ndërsa pjesa tjetër, përfshirë protestuesit, janë larguar nga spitali pasi kanë marrë ndihmën e nevojshme.
Kalimi në dhunë fizike është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë e dështakëzemërakëve të bulevardit politiko-mediatik të Tiranës, koleksionistëve të precedentëve kriminalë dhe duarve të huaja pas tyre!
— Edi Rama (@ediramaal) July 2, 2026
Duhet akoma durim e pastaj i vjen radha reflektimit🦩❤️
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




