Dropull, rikonstruktohet rruga e Hllomos, investimi me fondet e projektit ndërkufitar të BE
Energjitë e Projekteve Ndërkufitarë të Bashkimit Europian, tashmë po prekin edhe Pogonin malor në Bashkinë e Dropullit. 1.490.000 euro do të investohet nëpërmjet këtij projekti në tre bashki. Konkretisht, në njësitë vendore të Georgios Karaiskaqis dhe Xumerka të Rajonit të Epirit në Greqi, si dhe në njësinë administrative Pogon të Bashkisë Dropull
Tashmë janë asfaltuar rreth 2 km, deri te Ura e Zalos, ndërsa pritet të shtrohen me beton edhe 2,5 km të tjerë drejt fshatit karakteristik të Hllomosë. Ky investim sjell edhe reagimet e disa banorëve të zonës së Pogonit.
“E gjykoj shumë pozitiv”, tha një banor.
“Kryesorja është rruga që na lidh me Gjirokastër dhe ajo duhet bërë”, tha një tjetër.
“E vlerësoj shumë që e kanë bërë rrugë, pavarësisht se nuk ka përfunduar akoma, por do të përfundojë”, u shpreh një tjetër banor.
Njëkohësisht, ka përfunduar faza e parë e investimit të qeverisë shqiptare nëpërmjet Fondit të Zhvillimit në ” Rrugën e Bardhë” të segmentit Selckë- Stacioni Pyjor.
Ndërsa së shpejti fillon investimi duke kompletuar shtrimin e rrugës me beton në segmentin Pika Kufitare Sopik – Poliçan, falë një bashkëpunimi të Bashkisë Dropull me Ministrinë e Jashtme të Greqisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




