Begaj uron SHBA për 250-vjetorin e Pavarësisë: Shqipëria mirënjohëse për miqësinë e qëndrueshme

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në mesazhin e tij, Begaj e vë theksin te marrëdhëniet mes dy vendeve, duke theksuar se Shqipëria e vlerëson thellësisht miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me SHBA.
Presidenti ka kujtuar gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Shqipërisë.
“Në 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i përcjell urimet më të përzemërta Presidentit Donald Trump dhe popullit amerikan. Shqipëria vlerëson thellësisht miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me SHBA-në, të ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë, paqes dhe prosperitetit. Shqipëria i është mirënjohëse SHBA-ve për mbështetjen e vazhdueshme që nga njohja si shtet deri në reformat kryesore në 35 vitet e fundit. Gëzuar 4 Korrikun USA!”, uron Presidenti Begaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




