Tirana zyrtarizon Bojan Markoski në postin e zëvendëstrajnerit

Abissnet Superiore | 4 muaj më parë

“KF Tirana” ka zbuluar pak minuta më parë edhe një tjetër element të rëndësishëm të stafit teknik për sezonin 2026-2027.

Bojan Markoski do të jetë krahu i djathtë i Dean Klafurić, me të cilin njihet prej vitesh pasi kanë bashkëpunuar edhe më parë së bashku.

“Me një përvojë të konsoliduar në futbollin europian, Markoski ka qenë pjesë e stafeve teknike të Ethnikos Achna, AEL Limassol dhe Rabotnički, ndërsa ka drejtuar edhe si trajner i parë ekipin e Rabotničkit”, thuhej një njoftimin e klubit më të titulluar në Shqipëri. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme