Flakët përfshijnë jugun e Europës, evakuime masive në Francë, Spanjë e Portugali

Botë | 4 muaj më parë

Zjarret masive kanë përfshirë jugun e Francës, ku mijëra hektarë pyje po shkrumbohen nga flakët. Kushtet ekstreme të motit dhe temperaturat e larta deri në 40 gradë kanë detyruar autoritetet të evakuojnë mbi 10 mijë banorë gjatë natës.

Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nunez, dha alarmin për mediat duke thënë se sot beteja rifilloi, pasi kushtet e motit u përkeqësuan erërat që  bënë që rreziku i përhapjes më tej të flakëve të mbetet shumë i lartë. Flakët kanë prekur edhe rrugëtimin e garës së njohur çiklistike “Tour de France”, e cila në këtë zonë do të zhvillohet pa praninë e spektatorëve. Për të frenuar këtë katastrofë, në terren janë angazhuar qindra zjarrfikës dhe dhjetëra mjete ajrore, por situata mbetet mjaft kritike.

Ndërkohë, nga ana tjetër e kufirit, në Spanjë, flakët kanë djegur rreth 22 mijë hektarë në zonën turistike të Costa Brava, ku fatmirësisht situata po shkon drejt kontrollit. Policia spanjolle ka arrestuar tashmë një punëtor për neglizhencë, i cili dyshohet se u bë shkak për ndezjen e këtij zjarri masiv. Alarmante paraqitet gjendja edhe në Portugali, ku një vatër tjetër ka shkatërruar mbi 130 mijë hektarë bimësi në rajonin e Viseu. Përballë këtij shkatërrimi, qeveria portugeze ka kërkuar ndihmë urgjente nga Bashkimi Europian për menaximin e situatës.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme