“Albanian Files” u dërgua në SPAK nga protestuesit, Berisha: Edhe PD po bën gati aktpadinë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për dërgimin në SPAK të librit “Albanian Files”, nga protestuesit, duke e cilësuar atë si “akuzën më të rëndë” ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se edhe Partia Demokratike po përgatit një aktpadi në SPAK lidhur me këtë çështje.
“Libri i kuq ‘Albanian Files’, me parathënie të Edi Ramës, është libri me të cilin Edi Rama u fakton shqiptarëve dhe botës se e konsideron Shqipërinë një çiflig të tij. I garantoj se PD po e studion dhe do të paraqesë aktpadinë tjetër po për këtë libër në SPAK. Për ne kjo konsiderohet dosja më kriminale”, tha Berisha.
Berisha, ka rikthyer në vëmendje projektin e zhvillimit të bregdetit të hartuar gjatë qeverisjes së tij, duke pretenduar se zbatimi i tij do të kishte shmangur dëmtimin e zonave bregdetare.
Sipas tij, studimi nuk përcaktonte zonat ku duhej të ndërtohej, por vendoste kufizime për zonat që duhej të ruheshin nga ndërtimet.
“Qeveria e mëparshme tregoi një kujdes shumë të veçantë për bregun dhe zhvillimin e turizmit. Për këtë qëllim mori një kompani britanike të famshme, e cila studioi bregun në të gjithë gjatësinë e tij”, u shpreh Berisha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




