Sulmet në rrjetet sociale, Rama nxjerr adresat: Çorba e sorrave, korbave dhe kuzhinierëve nga Lindja. Së shpejti edhe provat

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa mesazhe që përmbajnë gjuhë urrejtjeje të drejtuara ndaj tij, duke pretenduar se ato janë shpërndarë nga llogari false.
Në reagimin e tij, Rama shkruan se së shpejti do të bëjë publike edhe provat që, sipas tij, mbështesin këto pretendime.
“Çorba e sorrave, korbave dhe kuzhinierëve nga Lindja ku prodhohet shumica e helmit të urrejtjes digjitale (së shpejti edhe provat)”, shkruan kryeministri në postimin e tij në rrjetet sociale.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




