Moti- Kushte të qëndrueshme atmosferike dhe kthjellime në të gjithë vendin

Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa gjatë orëve të mesditës pritet të ketë vranësira të pakta kalimtare.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga veriperëndimi, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s.
Në detet Adriatik dhe Jon valëzimi parashikohet i forcës 1–2 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lundrim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




