FMN ul parashikimin global, tensionet dhe pasiguritë po ngadalësojnë rritjen e ekonomisë botërore
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur parashikimin për rritjen e ekonomisë botërore gjatë këtij viti. Institucioni vlerëson se pasiguritë në arenën ndërkombëtare po ndikojnë gjithnjë e më shumë te tregjet dhe te besimi i investitorëve.
Sipas FMN-së, tensionet gjeopolitike dhe konfliktet në disa rajone po krijojnë një klimë të paqëndrueshme për ekonominë globale. Kjo situatë po shoqërohet edhe me luhatje të çmimeve të energjisë, të cilat rrezikojnë të shtojnë presionin mbi inflacionin.
Ekspertët e fondit theksojnë se shumë vende mund të përballen me një ritëm më të ngadaltë të rritjes ekonomike gjatë muajve në vijim. Ata paralajmërojnë se sfidat janë të shumta dhe kërkojnë politika të kujdesshme për të ruajtur stabilitetin financiar. Ndërkohë, bizneset dhe konsumatorët po përballen me kosto më të larta dhe një klimë më të pasigurt për investime.
FMN u bën thirrje qeverive të bashkëpunojnë për të përballuar pasojat e krizave dhe për të mbështetur ekonominë. Sipas institucionit, vendimet që do të merren në muajt e ardhshëm do të kenë ndikim të rëndësishëm në ecurinë e ekonomisë botërore. Për këtë arsye, pritshmëritë për një rimëkëmbje më të shpejtë janë zbehur, ndërsa vëmendja mbetet te zhvillimet ndërkombëtare.
Gazetar: A. Mata
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




