Bregu: Policia e Shtetit s’mund të bëjë asgjë ndaj qytetarëve që bëjnë review  negative

Aktualitet | 4 muaj më parë

Pedagogu Zylyftar Bregu, i ftuar në studion e emisionit “3D nga Alban Dudushi” në RTSH, komentoi reagimet e organizuara në rrjetet sociale dhe shqetësimet e ngritura nga disa biznese, duke theksuar se rasti lidhet me kufijtë e lirisë së shprehjes.

Sipas Bregut, mesazhet që po qarkullojnë në mënyrë të organizuar në rrjet, si edhe reagimet e bizneseve, tregojnë se ekziston një problem, por ai vlerësoi se Policia e Shtetit ka hapësira të kufizuara për të ndërhyrë.

“Ka një  problem dhe është  kuptuar qoftë  nga mesazhe që  qarkullojnë në mënyrë të organizuar në rrjetë qoftë nga shqetësimi i disa bizneseve që e kanë  bërë  publike. Mendoj që  drejtori i Përgjithshëm i Policisë  së  Shtetit në rastin më të mirë  nuk do të  mund të  bëj dot asgjë  sepse jemi në  kufijtë e lirisë së fjalës, të shprehjes, në kufijtë e një veprimtarie online”, u shpreh Bregu.

Duke analizuar situatën, Bregu tha se reagimet në rrjet janë një zhvillim i protestës, pas qëndrimeve të disa biznesmenëve ndaj protestuesve.

“Mendoj që  është  një  zhvillim i protestë s që  ka pasuar disa qëndrime të disa prej biznesmenë ve ndaj protestës që janë  tallur, bullizuar, linçuar protestuesit dhe ka qenë  një kundër reagim i protestë s ndaj kë tyre qëndrimeve, pavarësisht që  në  listë n që  qarkullon janë futur edhe emra të  tjerë ”, tha ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme