Sadikaj: Protesta e ka humbur fokusin e saj. Nëse pas sulmeve online qëndrojnë “grupe armiqësore të jashtme” situata është serioze

Politikë | 4 muaj më parë

Gazetari Patrik Sadikaj ka komentuar zhvillimet e fundit rreth protestës dhe hetimeve për aktivitetet e dyshuara në platformat online, duke u shprehur se protesta, sipas tij, ka humbur fokusin fillestar.

Sipas Sadikajt, nëse hetimet e Policisë së Shtetit provojnë se pas sulmeve online ndaj bizneseve turistike qëndron një “grup armiqësor jashtë Shqipërisë”, atëherë situata do të ishte serioze, ndërsa në rast se bëhet fjalë për veprime të nxitura nga persona të lidhur me protestën, çështja do të kishte një tjetër natyrë.

“Nëse Policia e Shtetit dhe strukturat e tjera arrijnë të provojnë se ky sulm vjen nga një grup armiqësor jashtë Shqipërisë, kjo është shumë serioze. Nëse vërtetohet që janë organizuar njerëz që janë nxitur nga protesta, është një problem më i vogël. Por protesta shpesh e ka humbur fokusin e saj, e kanë harruar për çfarë e nisën protestën. Nuk dëgjoj më fjalën Zvërnec. Nëse kanë prova që qeveria ka shitur pronat, atëherë t’i drejtohen Prokurorisë”, tha Sadikaj në emisionin “3D” nga Alban Dudushi në RTSH.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme