Aksident në unazën e Fierit, plagoset një i mitur, dërgohet me urgjencë në spital
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në Unazën e Madhe të Fierit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një ndërtese.
Mësohet se automjeti tip “Ford” ka pësuar një përplasje të fortë, si pasojë e së cilës ka mbetur i plagosur një i mitur, i cili ndodhej në pjesën e pasme të makinës.
I mituri është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku sipas informacioneve paraprake po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




