Vit i mbarë për bujqësinë në qarkun e Shkodrës/ Specialistët: Rendimente të larta dhe cilësore pavarësisht thatësirës

Sociale | 4 muaj më parë

Pavarësisht temperaturave të larta të kësaj vere, pritshmëritë për prodhimin bujqësor në qarkun e Shkodrës janë pozitive. Specialistët e bujqësisë vlerësojnë se ky është një vit i mbarë për fermerët, me rendimente të larta dhe cilësore të prodhimit në pjesën më të madhe të kulturave bujqësore.

Po sipas tyre, ndikim të rëndësishëm kanë investimet e realizuara në sistemet e ujitjes, veçanërisht në zonën e Nënshkodrës, ku është përmirësuar furnizimi me ujë për sipërfaqet e mbjella.

Misri mbetet kultura më e përhapur në qarkun e Shkodrës, me rreth 5 mijë hektarë. Ndërkohë, evidentohet  rritje e sipërfaqeve të mbjella me duhan, si dhe zgjerim të kultivimit të perimeve, të nxitur nga kërkesa e tregut dhe interesimi i fermerëve për kultura në përshtatje me specifikat e terrenit.

Gazetar: A. Hoti


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme