Rreziku nga leishmanioza, specialistët në Korçë bëjnë apel për masa parandaluese te kafshët shoqëruese
Rritja e temperaturave gjatë verës krijon kushte të favorshme për zhvillimin e vektorëve transmetues të sëmundjeve, si mushkonjat sandflies, të cilat mund të transmetojnë sëmundje të rrezikshme si leishmanioza, e cila është e përhapur te qentë në qarkun e Korçës dhe mund të kalojë edhe tek njeriu. Specialistët theksojnë se kontrolli i vektorëve dhe përdorimi i preparateve mbrojtëse janë masat më të rëndësishme për ndërprerjen e ciklit të transmetimit të sëmundjes.
Veterineri Kristi Morava ndan këshillat dhe thotë se kujdesi i vazhdueshëm ndaj kafshëve shoqëruese, kontrollet periodike veterinare dhe përdorimi i preparateve mbrojtëse ndihmojnë në uljen e rrezikut të infektimit edhe për njerëzit. Specialistët u bëjnë thirrje pronarëve të mos neglizhojnë masat parandaluese, veçanërisht gjatë sezonit të verës, kur rreziku i përhapjes së sëmundjes është më i lartë.
Gazetare: E. Fili
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




