Fiksimi i fanellës fituese ndaj Anglisë! Argjentina në fushë me ngjyrën blu, si në 1986-ën

Botërori 2026 | 4 muaj më parë

Gjysmëfinalja mes Anglisë dhe Argjentinës, e programuar të luhet të mërkurën, është një sfidë e mbushur me kujtime dhe histori.

Harry Kane dhe Lionel Messi luajnë për një biletë në aktin final të Kupës së Botës, ndërsa mendja e shumë njerëzve kthehet te 22 qershori 1986. Në atë kohë dy skuadrat u përballën në “Azteca” në Meksikë dhe golat e Diego Armando Maradonës hynë në histori si “Dora e Zotit” dhe ”Goli i shekullit”.

Pas 40 vitesh argjentinasit duken supersticiozë dhe i kanë kërkuar FIFA-s të dalin në fushë me fanellën e dytë, atë me ngjyrë blu, si në 1986-ën.

Edhe pse është pak ndryshe nga ngjyra, ajo fanellë duket se i sjell fat kombëtares tri herë kampione bote. Një tjetër precedent kundër Anglisë, që i buzëqesh Argjentinës, është ai i 1/8-ve 1998: 2-2 në kohën e rregullt dhe fitore me penallti. Edhe në këtë rast argjentinasit luajtën me fanellën blu.

Sipas disa medieve argjentinase, FIFA e ka pranuar kërkesën, duke i ndihmuar kështu tifozët argjentinas të largojnë tensionin para një ndeshjeje që pritet të hyjë në histori.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme