Avokati i Popullit: Mbipopullim në burgun e Shënkollit

Aktualitet | 4 muaj më parë

Avokati i Popullit po zhvillon sot dhe nesër një inspektim të paparalajmëruar në burgun e Shënkollit, në kuadër të mandatit si Mekanizëm Kombëtar për Parandalimin e Torturës.

Sipas tij, gjetjet paraprake janë shqetësuese.

Bazuar në njoftimin për shtyp, grupi i inspektimit konstatoi mbipopullim të rëndë të ambienteve të akomodimit dhe mungesë të theksuar të personelit mjekësor, në raport me nevojat shëndetësore të të burgosurve dhe se kushte të tilla cenojnë dinjitetin njerëzor dhe standardet minimale të Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës (CPT).

“Problemi kryesor është se duhet të ishte një spital me siguri të lartë, jo një burg me dy psikiatër”, deklaroi Avokati i Popullit, Endrit Shabani pas inspektimit.

Gjatë inspektimit po verifikohen kushtet e akomodimit, kujdesi shëndetësor, regjistrat e ankesave dhe po zhvillohen biseda private me të burgosur, pa praninë e stafit të institucionit.

Pas përfundimit të inspektimit, Avokati i Popullit do t’i përcjellë Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve raportin e plotë me gjetjet dhe rekomandimet konkrete. Institucioni do të krahasojë gjetjet me inspektimin e vitit të kaluar në burgun e Shënkollit për të verifikuar zbatimin e tyre.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme