Spanja barazon Italinë me 37 ndeshje radhazi pa humbje, po fitoi edhe finalen…

Tifozët e Italisë e kanë ndjekur nga divani Botërorin 2026 dhe Spanjën, që ka barazuar serinë e rezultateve pozitive të “axurrëve” mes 2018-ës dhe 2021-shit. “Furitë e kuqe”, me fitoren ndaj Francës në gjysmëfinale, shkuan në kuotën e 37 ndeshjeve pa humbje, e njëjtë me atë të Italisë së Mançinit, para dështimit të madh.
Skuadra e trajnerit de la Fuente ka ndërkohë rastin e artë për ta kaluar Italinë, duke vendosur një rekord të ri. Mjafton të fitojë finalen e Kupës së Botës, ku do të ndeshet me një mes Anglisë dhe Argjentinës.
Numra fantastikë, që konfirmojnë se ky rrugëtim që e ka çuar Spanjën deri në hapin e fundit të Botërorit, ka qenë thjesht perfekt. Edhe në rast të një humbjeje me penallti në finale, rekordi i spanjollëve do të ishte i vlefshëm. Yamal me shokë me siguri nuk e mendojnë aspak një skenar të tillë për mbrëmjen e së dielës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




