Pak ditë më parë u largua nga Tirana, Emiljano Mihana prezantohet te Vora

Emiljano Mihana është zyrtarisht pjesë e Vorës. Futbollisti 18-vjeçar u largua vetëm pak ditë më parë nga Tirana dhe sot ka bërë prezantimin te skuadra e re, duke u spostuar vetëm pak kilometra më larg, ku shpreson të ketë mundësinë për të luajtur në vazhdimësi.
Gjatë kësaj periudhe Vora ka bërë disa lëvizje në merkato, duke afruar lojtarë si Gjyla, Shiba, Kovaçi, Frroku, Trajkov, Halili, Klemente e Halabaku. Aktualisht skuadra ndodhet në Bansko të Bullgarisë, ku po zhvillon fazën përgatitore.
Postimi i Vorës
Klubi ynë ka kënaqësinë të njoftojë se Emiljano Mihana është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Sulmuesi i krahut të majtë, 18-vjeçar, i lindur në Tiranë, vjen nga KF Tirana, ku u zhvillua si një prej talenteve premtuese të futbollit shqiptar.
Emiljano ka qenë pjesë e të gjitha grupmoshave të Kombëtares së Shqipërisë, duke veshur fanellën kuqezi me ekipet U-15, U-16, U-17 dhe U-19, çka dëshmon potencialin dhe cilësitë e tij. Me shpejtësinë, cilësinë teknike dhe ambicien për t’u rritur, besojmë se Emiljano do të jetë një vlerë e rëndësishme për ekipin tonë. Mirë se erdhe, Emiljano!
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




