16 vite burg për vrasjen e Martin Canit, Apelit lë në fuqi vendimin për të miturin

Aktualitet | 4 muaj më parë

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn, autorin e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani. I mituri është shpallur fajtor për vrasjen e Martinit dhe për plagosjen e bashkëmoshatarit të tij, Luis Meçja, gjatë konfliktit të ndodhur në nëntor të vitit 2024.

Sipas vendimit, Përlleshaj ishte dënuar me 12 vite burg për vrasjen e Martinit dhe 10 vite për tentativën e vrasjes së të miturit tjetër, por pas bashkimit të dënimeve masa përfundimtare u vendos në 16 vite heqje lirie.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, pas një konflikti mes dy të miturve që nisi brenda ambienteve të shkollës dhe përfundoi jashtë saj me përdorimin e thikës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme