Vlorë/ Përplasi 13-vjeçarin te vijat e bardha, arrestohet polici bashkiak

Aktualitet | 4 muaj më parë

Një 13-vjeçar mbeti i plagosur ditën e mërkurë (15 korrik) pasi u përplas nga një automjet i policisë bashkiake të Vlorës, teksa po kalonte në vijat e bardha. Sipas informacioneve siguruar nga Afrovita Hysaj, mësohet se G. Haxhiaj, polic i Policisë Bashkiake të qytetit bregdetar, po qarkullonte në lagjen 28 Nëntori në momentin që ka përplasur të miturin.

Bëhet me dije se polici bashkiak ka qenë në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe në mosrespektim të tabelave për kufizim shpejtësie. I mituri ka marrë dëmtime serioze në trup dhe në kokë dhe është dërguar drejt Tiranës për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë polici bashkiak G. Haxhiaj është arrestuar nga Policia e Vlorës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme