Rusia: Konflikti SHBA-Iran, do ketë pasoja për ekonominë globale

Europë | 4 muaj më parë

Rusia ka shprehur shqetësim të thellë për përshkallëzimin e konfliktit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, duke paralajmëruar se situata po sjell “pasoja negative të vazhdueshme” për ekonominë botërore, deklaroi të enjten zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“E gjithë kjo është e mbushur me pasoja negative të vazhdueshme për ekonominë globale, gjë që nuk mund të mos shkaktojë shqetësim,” tha Peskov në një deklaratë për mediat.

Ai e përshkroi situatën ekonomike aktuale si “mjaft dramatike”.

Sipas Peskov, Rusia është në kontakt me zyrtarët iranianë lidhur me përshkallëzimin aktual me Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, ai nuk dha detaje të mëtejshme mbi natyrën e këtyre kontakteve.

“Autoritetet iraniane nuk kanë kërkuar një bisedë telefonike me Presidentin Vladimir Putin,” shtoi Peskov.

Rusia ka bërë thirrje të qartë që si Irani ashtu edhe Shtetet e Bashkuara të përmbahen nga çdo veprim që çon në përshkallëzim të mëtejshëm të tensionit.

Moska thekson se një konflikt i drejtpërdrejtë mes dy vendeve do të kishte efekte shkatërruese jo vetëm në rajonin e Lindjes së Mesme, por edhe në shkallë globale.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme