Kualifikimi i Dinamos, Ilir Daja: Kazakistani më sjell fat, është hera e tretë…

Conference League | 4 muaj më parë

Trajneri i Dinamos, Ilir Daja ka komentuar suksesin 4-1 të arritur në fushën e Astanës në Kazakistan, që solli dhe kualifikimin në turin e dytë të Conference League.

“E dinim që ishte një ndeshje shumë e vështirë, sepse Astana ka një ekip goxha të mirë. Këtë e shprehu edhe sot në fushë, pavarësisht se rezultati foli për ne”.

“Si duket, Kazakistani është pjesë edhe e fatit, sepse është hera e tretë që ndeshem dhe asnjë nga këto tri ndeshje nuk e kam humbur. Të parën me Kairat Almati, me Astanën pastaj barazim dhe fitorja e sotme. Sot na e lehtësoi pak edhe dalja me karton të kuq e lojtarit kundërshtar”.

“Jemi shumë të kënaqur, sepse kemi ndryshuar gati 70% të ekipit. E thashë edhe para ndeshjes, kur është e vështirë, është dhe më e bukur kur kualifikohesh. Nuk mendoj se Astana na nënvlerësoi, sepse me atë që kemi parë në këto ndeshje të fundit që ne e kemi ndjekur, që kur na ra shorti, luajti me formacionin më të mirë”.

“Falënderojmë gjithë ata tifozë shqiptarë, jo vetëm të Dinamos, që ishin prezent këtu në Astana. Ishte kënaqësi, sepse kishim edhe mbështetjen e tyre. Kishim një motiv shtesë, sepse mbështetja e tyre na bëri të mos dorezoheshim deri në fund”.

Në fakt, ajo që bëri diferencën sot nuk ishte ana taktike, por ishte sakrifica që bënë lojtarët për të arritur te kualifikimi, si dhe vlerësimi që i bënë ata Astanës. Ajo që mendoj se bëri ndryshimin ishte që ne kemi prurje shumë lojtarë të rinj dhe kishim një javë më shumë kohë që të punonim bashkë për ta përgatitur ndeshjen e kthimit”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme