I kërkuar nga Spanja për trafik droge, arrestohet në Malësi të Madhe 39-vjeçari

Aktualitet | 4 muaj më parë

Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle është arrestuar në Malësi të Madhe, në kuadër të bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe homologëve në Spanjë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Fast”, në pranga ra Gentjan Handraj, alias Gentjan Hotaj, 39 vjeç, lindur në Koplik.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madrid, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle, me vendim të datës 8 korrik 2026, i kishin caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, të kryera me qëllim tregtimin e lëndëve narkotike.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet spanjolle, po vijon procedurat për ekstradimin e 39-vjeçarit drejt Spanjës, ku do të përballet me drejtësinë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme