Bota i përulet Spanjës/ “Fitoi futbolli” dhe “Finalja më e pabarabartë në histori”, si reaguan yjet e futbollit pas triumfit spanjoll

“Futbolli fitoi” ishte komenti i shkurtër që zgjodhi Toni Kroos pas finales së madhe të Nju Xhersit. Ish-kampioni i Botës me Gjermaninë postoi mendimin e tij në “X” dhe brenda 2 minutave arriti që të merrte 200.000 mijë pëlqime.
Por reagimi i gjermanit nuk ishte i vetmi pas triumfit spanjoll. “Sapo ndoqëm finalen më të pabarabartë të historisë së Kupës së Botës”, analizoi ish-sulmuesi i Villarreal, Giuseppe Rossi.
“Spanja e meritoi plotësisht! Ishte skuadra më e mirë e turneut”, shkroi Michael Owen në “X”.
Edhe Ilkay Gündogan vlerësoi kampionët e ri të botës duke vendosur theksin në lojën e shfaqur si ekip. “Urime të mëdha për Spanjën. Fitore e merituar dhe e ndërtuar mbi lojën e ekipit. Ishte skuadra më e mirë e turneut”, shkroi ish-mesfushori i Gjermanisë. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



