Deschamps, lamtumirë me “vrer” nga Franca: Klimë e padurueshme, iki për të mirën e të gjithëve

Futboll Bota | 3 muaj më parë

Trajneri largohet nga stoli i “Gjelave” mes polemikave pas vendit të 4-t. Trajneri i ri do të jetë Zinadine Zidane.

Ëndërronte një lamtumirë me triumf, por duhet të kënaqet me vendin e katërt. Megjithatë, Didier Deschamps ka shkruar historinë e kombëtares franceze. Ai lë prapa një mbretëri, që zgjati 14 vjet, duke kulmuar me fitimin e Kupës së Botës në 2018-ën. Ka fituar edhe një Nations League, ka luajtur një gjysmëfinale dhe një finale Botërori, si dhe një finale Europiani.

Një trashëgimi e mirë dhe komplekse për pasuesin e tij, Zinedine Zidane. Lamtumira e Deshamps në fakt është shoqëruar me tension dhe “vrer” me disa media dhe drejtuesit e federatës. Trajneri në ikje ka refuzuar madje organizimin e një ceremonie për nder të tij.

“Kam vendosur të largohem, – ka shpjeguar ish-mesfushori, – sepse klima ishte bërë e padurueshme. Është më mirë për të gjithë”. Një deklaratë thumbuese për disa media dhe disa komentatorë. Veçanërisht ndaj Christophe Dugarry, ish-koleg i Deshamps, tashmë opinionist i “RmcSport”, që e ka kritikuar gjithmonë, duke kërkuar emërimin e Zidane në postin e trajnerit të Francës.

Deshamps kishte njoftuar që në janar se do të largohej nga Franca pas Botërorit. Prej muajsh ai kishte përplasje edhe me drejtuesit e federatës. Ai nuk ndjente mbështetje të plotë përballë kritikave. Presidenti i federatës, Philippe Diallo, kishte lënë të kuptohej se e kishte zgjedhur pasardhësin, duke mos përgënjeshtruar zërat për Zidane.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme