Mesazhi i Lautaros, lot dhe… sulm ndaj Scalonit: Do doja të kisha ndihmuar në fushë

Pas Messit, edhe Lautaro Martinez shkroi në llogarinë e tij në Instagram një letër të hapur për tifozët e tij pas humbjes së Argjentinës ndaj Spanjës në finalen e Kupës së Botës: “Ne dhamë gjithçka për të fituar një Kupë të Botës të dytë radhazi, por këtë herë nuk ishte e thënë të ndodhte. Jam shumë krenar që jam argjentinas”.
Pastaj ai sulmoi Scalonin, i cili nuk e la të dilte në fushë: “Do të doja të përpiqesha ta ndihmoja ekipin në fushë dje, por s’ka gjë. Faleminderit të gjithëve që na mbështetën gjatë këtij Botërori, duke udhëtuar kilometër pas kilometri për të qenë aty për ne, dhe të gjithëve që na mbështetën nga çdo cep i vendit tonë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




