Klafuriç nis ndërtimin e Tiranës në… Turqi

Tirana do të udhëtojë të premten drejt Turqisë, për fazën përgatitore në prag të sezonit të ri. Në prag të ikjes, bardheblutë janë përforcuar edhe me lojtarë të rinj, të dy mbrojtës. Klubi ndërkohë ka siguruar që argjentinasi Vera do të qëndrojë në skuadër.
Tirana është gati të nisë etapën më të rëndësishme të përgatitjeve për sezonin e ri. Të premten, bardheblutë do të udhëtojnë drejt Bolus në Turqi, ku do të zhvillojnë fazën përgatitore nën drejtimin e trajnerit të ri, Klafuriç. Klubi kryeqytetas ka ndryshuar fytyrë gjatë kësaj vere. Pas largimit të Orges Shehit nga pankina, edhe merkatoja ka sjellë lëvizje të shumta, me disa largime të rëndësishme si Tabeku dhe Falaje, ndërsa drejtuesit kanë afruar futbollistë që spikatën në futbollin rajonal.
Afrimi më i fundit është mbrojtësi kroat Patrick Stanić. 25-vjeçari, që luan si qendërmbrojtës, ishte te Široki Brijeg i Bosnjë Hercegovinës para se të bashkohej me bardheblutë, ndërsa më herët ka luajtur edhe me NK Zrinski Osječko, NK Osijek II dhe HNK Cibalia.
Para tij, me klubin firmosi Bojan Ilievski, mbrojtës i djathtë, 26-vjeçar, që pritet të shtojë konkurrencën dhe cilësinë në repart.
Ndërkohë, klubi ka hedhur poshtë spekulimet për një largim të Luciano Verës. Mbrojtësi argjentinas ka edhe një vit kontratë me bardheblutë dhe do të vijojë të jetë pjesë e skuadrës, duke qenë një nga pikat e referimit për Tiranën në edicionin e ardhshëm.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




