Shqipëria do të mbajë konferencën ndërkombëtare mbi manipulimin e informacionit dhe ndërhyrjen e huaj. Hoxha: Duhet përgjigje e përbashkët për mbrojtjen e demokracisë

Politikë | 3 muaj më parë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, më 27 korrik, do të organizojë në Tiranë konferencën ndërkombëtare “Përballja me Manipulimin dhe Ndërhyrjen e Huaj në Informacion (FIMI): Shqipëria dhe Konteksti i Zgjerimit”, kushtuar një prej sfidave më aktuale për demokracitë dhe sigurinë evropiane.

Konferenca do të mbledhë përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ekspertë, akademikë, gazetarë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe sektorit të teknologjisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Gjermania, Ukraina, Gjeorgjia, Moldavia dhe Shqipëria.

Në një mesazh të publikuar në rrjetin social X, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, theksoi rëndësinë e ndërtimit të një përgjigjeje të përbashkët ndërmjet partnerësh ndaj manipulimit të informacionit dhe ndërhyrjes së huaj, duke vënë në dukje se vendet e zgjerimit duhet të jenë pjesë aktive e këtij diskutimi dhe të kontribuojnë me përvojën e tyre në forcimin e qëndrueshmërisë demokratike të Evropës.

“- Informacioni nuk është më i thjeshtë që debatohen politikat. Ai është shndërruar në një terren strategjik ku vihet në provë besimi, formësohen zgjedhjet demokratike dhe ushtrohet të jetë më shumë ndikim. Ne nuk mund të qëndrojnë indiferente ndajojmë ndryshimi sizmik që po ju para syve tanë. Të hënën e korrikut, më 27, #Tirana do të mbledhë së bashku zëra nga të dyja anët e Atlantikut dhe nga fronte të ndryshme të demokracisë, nga Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Gjermania te Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia, si dhe ekspertë nga BE-ja dhe NATO-ja, në një konferencë të titulluar: “Përballja me Manipulimin e Informacionit dhe Ndërhyrjen e Huaj: Shqipëria dhe Konteksti i Zgjerimit.”-shkruan ministri.

Konferenca do të shërbejë si një platformë për shkëmbimin e përvojave dhe diskutimin e qasjeve praktike për forcimin e rezistencës demokratike dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, medias, akademisë, shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme