Vlorë, një person dëmtohet rëndë nga helika e skafit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Karaburunit, në Vlorë, ku një 17-vjeçar ka mbetur i dëmtuar në këmbë nga helika e një mjeti lundrues.
Policia e Vlorës bëri të ditur se rreth orës 16:50, një mjet lundrues, që drejtohej nga shtetasi E. I., 32 vjeç, ishte duke lundruar nga Gadishulli i Karaburunit në drejtim të molit në Vlorë.
Sipas të dhënave paraprake, gjatë lundrimit njëri prej pasagjerëve, shtetasi S. Ç., 17 vjeç, dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë pranë pjesës së motorit të mjetit lundrues, ku është dëmtuar nga helika, duke pësuar plagë në këmbë.
I dëmtuari u transportua me ambulancë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




