Prej 2 javësh asnjë kontakt nga Banda, drejtori sportiv i Leçes: Kemi frikë se i ka ndodhur diçka

Futboll Bota | 3 muaj më parë

Situata rreth Lameck Bandës te Leçe mbetet e pazgjidhur. Sulmuesi ende nuk është paraqitur në stërvitje me verdhekuqtë, pavarësisht kërkesave të përsëritura nga klubi.

Drejtori sportiv Stefano Trinchera foli për këtë çështje në një intervistë për “Corriere del Mezzogiorno”, duke shpjeguar: “Kanë kaluar dy javë që kur nuk kemi pasur asnjë lajm nga Banda, e po ashtu nuk kanë as agjentët e tij. Të gjithëve po na lind dyshimi se mund të ketë ndodhur diçka që nuk lidhet me futbollin.

Nga sa kemi mësuar, klubi që ishte i interesuar për të ka ndryshuar objektiv — duke bërë oferta për lojtarë të tjerë me profile të ngjashme — dhe nuk kërkon më ta afrojë atë në skuadër.

Po filloj të mendoj se kjo nuk është një strategji për të përfituar diçka nga Leçe, por më tepër një çështje që lidhet me probleme personale. Fatkeqësisht, edhe ne po priremi drejt këtij përfundimi, pasi situata është tejet e pazakontë.”


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme