Sulmet izraelite në Gaza, vriten 6 palestinezë, mes tyre 2 fëmijë

Gjashtë palestinezë, mes tyre dy fëmijë, u vranë të enjten nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës, ndërsa në Kajro po zhvillohen negociata intensive për zbatimin e një plani të ri armëpushimi të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, raporton Reuters.
Sipas burimeve pranë negociatave, bisedimet mes ndërmjetësuesve dhe Hamasit kanë shënuar përparim të rrallë. Megjithatë, mbeten mosmarrëveshje të rëndësishme mbi çarmatimin e Hamasit dhe tërheqjen e forcave izraelite nga Gaza. Izraeli kërkon çarmatimin e plotë të Hamasit si kusht për çdo marrëveshje, ndërsa Hamasi këmbëngul që tërheqja e trupave izraelite duhet të vijë e para.
Autoritetet shëndetësore në Gaza thanë se viktimat përfshijnë dy fëmijë, një grua dhe tre burra. Nga ana tjetër, ushtria izraelite deklaroi se kishte goditur objektiva të lidhura me militantët e Hamasit.
Sipas zyrtarëve shëndetësorë në Gaza, që nga hyrja në fuqi e armëpushimit janë vrarë mbi 1.200 palestinezë, shumica civilë, ndërsa autoritetet izraelite raportojnë se katër ushtarë izraelitë janë vrarë nga militantët gjatë së njëjtës periudhë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




