Konfederata Aziatike e Futbollit i bashkohet UEFA-s dhe CONCACAF-it dhe refuzon propozimin e FIFA-s

Futboll Bota | 3 muaj më parë

Në një deklaratë të publikuar ditën e sotme (të premten), Konfederata Aziatike e Futbollit (AFC) njoftoi se plani i presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, nuk mund të “arrijë konsensusin e gjerë dhe unitetin e nevojshëm për të ecur përpara”.

“Kupa e Botës e FIFA-s është kulmi i futbollit global dhe e merr forcën e saj nga pjesëmarrja e të gjitha Konfederatave dhe kombeve kryesore të futbollit në botë”, thuhej në njoftim.

“Çdo propozim që rrezikon të minojë bashkimin dhe karakterin universal të garës duhet të rishqyrtohet”, thuhet në deklaratë.

Kundërshtimi i AFC-së do të thotë që planet e FIFA-s nuk ka gjasa të miratohen nga anëtarët nëse vihen në votim. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme