Sánchez i përgjigjet kritikave për krizën migratore: Solidariteti është opsional, respekti për traktatet jo

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez ka reaguar publikisht në lidhje me debatin e ndezur në Bashkimin Evropian mbi menaxhimin e kufijve dhe flukseve migratore, duke i bërë thirrje vendit anëtar për respektim të kuadrit ligjor evropian dhe unitet përballë krizës.
Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetin social X, kreu i qeverisë spanjolle ka renditur statistikat zyrtare të agjencisë evropiane të kufijve, Frontex, mbi hyrjet e parregullta gjatë periudhës 2021–2026.
Përmes këtyre shifrave, Sánchez vendosi në perspektivë presionin me të cilin përballen shtetet e ndryshme anëtare të BE-së, duke i vendosur ato në rend zbritës.
“Nëpërmjet Italisë: 478,600. Nëpërmjet Ballkanit Perëndimor: 340,600. Nëpërmjet Greqisë: 259,800. Nëpërmjet Spanjës: 234,760. Nëpërmjet kufirit lindor: 48,000.”, shkruan ai.
Qëndrimi mbi detyrimet ligjore dhe thirrja për unitet
Deklarata e kryeministrit spanjoll vjen në një moment të tensionuar diplomatik, ku debati mbi menaxhimin e kufijve dhe lëvizjen e lirë në hapësirën Shengen ka përplasur disa nga vendet kryesore të bllokut evropian. Sánchez nënvizoi se respektimi i marrëveshjeve ndërkombëtare është një detyrim ligjor i pandociueshëm për çdo shtet anëtar.
“Solidariteti dhe empatia janë opsionale. Respekti për traktatet dhe të dhënat evropiane, jo.”, tha ai.
Në përfundim të reagimit të tij, kreu i ekzekutivit spanjoll bëri thirrje për uljen e tensioneve politike brenda BE-së, duke kërkuar përqendrim te bashkëpunimi institucional.
“Kjo nuk është koha për përçarje. Është koha për të vazhduar ndërtimin e një BE-je të fortë dhe të bashkuar.”, mbyll mesazhin kryeministri spanjoll.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




