Teherani: Britania e Madhe, Bullgaria dhe Ukrania thonë se nuk do të jenë pjesë e luftës kundër Iranit.

Botë | 3 muaj më parë

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iranianë, Esmail Baghaei, deklaroi se diskutimet e vazhdueshme me Omanin përfshijnë një rrugë tranziti përmes Ngushticës së Hormuzit që “nuk është as rrugë veriore e as jugore”, sipas mediave iraniane.

Në një intervistë me SNN, Baghaei tha se SHBA-ja nuk lejoi rifillimin e trafikut të anijeve në këtë rrugë ujore brenda afatit të parashikuar në memorandumën e mirëkuptimit (MoU) dhe “na sulmoi para se të skadonte periudha e dakordësuar”.

“Hapja e Ngushticës së Hormuzit është një çështje e veçantë nga negociatat tona me Omanin, pasi mbyllja e ngushticës është e lidhur me shkeljen e angazhimeve nga Amerika,” tha ai.

Ai shtoi se gjatë 24 orëve të fundit janë marrë thirrje të shumta nga Mbretëria e Bashkuar, Bullgaria dhe Ukraina, të cilat kanë thënë se nuk do të jenë pjesë e luftës kundër Iranit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme