Merkato/ Interi akord me Romero-n, finalizon transferimin me Tottenham vetëm pas largimit të Pavard

Pas sigurimit të firmës me John Stones, Inter-i ka vazhduar me punën për të përforcuar repartin mbrojtës.
Blerja kryesore e skuadrës zikaltër do të jetë “Cuti” Romero, i cili ka arritur një akord me ekipin në fjalë prej ditësh.
Mbrojtësi argjentinas nuk ka pretenduar një rrogë më lartë se ajo që përfiton në Londër dhe ka arritur në kohë rekord akordin me zikaltrit, të cilët do ta paguajnë rreth 6 milionë euro në sezon.
Në këtë drejtim pengesë nuk është bërëë as Tottenham. Klubi londinez heq dorë prej shërbimeve të mbrojtësit nëse merr në këmbim 40 mln euro.
Përpara se të finalizojë këtë goditje Inter po pret që Pavard të gjejë një ekip të ri.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




