Nisin Lojërat Olimpike Verore Dakar 2026

Kanë nisur Lojërat Olimpike Verore Dakar 2026, në Senegal, një ngjarje historike, pasi është aktiviteti i parë olimpik në një vend afrikan. Midis 204 vendeve pjesëmarrëse është edhe Shqipëria, ndërkohë që aktiviteti, nga 31 tetor në 13 nëntor, do të transmetohet çdo ditë në RTSH Sport.
Janë hapur në stadiumin Abdoulaye Wade në kryeqytetin e Senegalit, Dakar, Lojërat Olimpike Rinore 2026, me ceremoninë e hapjes të transmetuar direkt në RTSH Sport. Është një ngjarje historike, pasi për herë të parë një kompeticion olimpik zhvillohet në kontinentin e Afrikës.
Ky është edicioni i katërt i Lojërave Olimpike Rinore Verore, pas Singaporit 2010, Nanjingut 2014 dhe Buenos Airesit 2018. Lojërat do të vazhdojnë deri në 13 nëntor dhe do të transmetohen çdo ditë në ekranin e RTSH Sport.
Në to do të marrin pjesën 2.655 sportistë të rinj që përfaqësojnë 204 komitete olimpike kombëtare, midis të cilëve edhe Shqipëroa, dhe do të konkurrojnë në 25 disiplina sportive, nën moton Afrika mirëpret, Dakari feston.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




