Protesta në kryeqytet hyn në ditën e 65-të, protestohet para Kryeministrisë
Aktualitet | 3 muaj më parë

Protestues dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur sërish sot në Tiranë, duke shënuar ditën e 65-të të tubimit të tyre të vazhdueshëm kundër politikave të qeverisë.
Tubimi nisi fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ku pjesëmarrësit mbajtën pankarta dhe hodhën parulla me kërkesa politike, përfshirë dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama dhe reformimin e thellë të sistemit politik në vend.
Pas grumbullimit fillestar në sheshin qendror, protestuesit marshuan përgjatë bulevardit kryesor për t’u ndalur përpara godinës së Kryeministrisë, ku vijuan tubimin përmes fjalimeve të njëpasnjëshme të aktivistëve.
Gjatë fjalës së tyre nga foltorja e improvizuar, përfaqësuesit e protestës nënvizuan se do të vazhdojnë praninë e tyre në shesh deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Edhe në këtë ditë të 65-të, paketa e kërkesave të drejtuara ndaj ekzekutivit mbetet e ndryshuar, me fokus te legjislacioni mbi territorin, pronat dhe zgjedhjet.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



