Tenis/ Djokovic propozon ndryshimin e pikëzimit: Sete me 4 gejme, më mirë për ne dhe publikun!

Tenisti serb mendon për një reformë radikale. Është mirë për të gjithë – thotë Novak Djokovic. Ai ka një propozim, që sipas 24 herë kampionit të turneve Slam, ka si objektiv ta bëjë tenisin më të qëndrueshëm për publikun dhe jo vetëm.
Idenë e tij për ndryshimin e formatit apo të pikëzimit, “Nole” e ka bërë publike ditët e fundit në New York. Ai gjykon se duhet luajtur deri në 4 gejme për çdo set, në mënyrë që të shkurtohet koha dhe të mos ketë avantazhe në rezultatin 40-40.
Qëndrueshmëri dhe thjeshtësi janë shtyllat e propozimit të Djokovic. “Duhet ndryshuar formati i pikëzimit: të luajmë deri në 4 gejme për çdo set, mundësisht pa avantazhe brenda gejmit. Kështu ndeshjet mund të mbyllen brenda harkut të dy orëve. Është më mirë për të gjithë”, – ka thënë Djokovic.
Në tenis ideja e tij është realitet tashmë, edhe pse jo në cirkuitin e të rriturve. Luhet me këtë format në “Next Gen Finals”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




