Flamurtari nis fazën përgatitore në Tropojë

Kategoria e Parë | 3 muaj më parë

Flamurtari F.C. ka nisur zyrtarisht fazën përgatitore në Tropojë, ku skuadra do të zhvillojë seanca intensive stërvitore dhe ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri.

Nën drejtimin e stafit teknik, kuqezinjtë do të punojnë për rritjen e formës fizike, konsolidimin e grupit dhe integrimin e prurjeve të reja, me synimin për t’u paraqitur sa më konkurrues në nisje të kampionatit.

Gjatë kësaj periudhe, ekipi do të zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore, të cilat do t’i shërbejnë stafit teknik për të testuar skuadrën dhe për të përgatitur sa më mirë sezonin e ri.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme