Aksident në Lezhë-Milot, makina përplas motoçikletën, plagoset 1 person

Aktualitet | 3 muaj më parë

Një aksident është regjistruar këtë të mërkurë (5 gusht) në aksin Lezhë-Milot. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se një automjet ka përplasur një motoçikletë dhe për pasojë drejtuesi i kësaj të fundit ka mbetur i plagosur.

Ky i fundit është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme