Rritet fluksi i udhëtarëve në Portin e Durrësit, mbi 349 mijë pasagjerë në 7 muaj

Aktualitet | 3 muaj më parë

Porti i Durrësit vijon të përballet me një fluks të lartë udhëtarësh gjatë sezonit turistik. Sipas të dhënave nga Autoriteti Portual Durrës, gjatë periudhës janar–korrik të këtij viti janë regjistruar gjithsej 349,423 pasagjerë që kanë udhëtuar përmes portit më të madh të vendit.

Nga kjo shifër, 160,795 pasagjerë janë nisur nga Porti i Durrësit drejt porteve italiane, ndërsa 188,628 pasagjerë kanë mbërritur në Shqipëri nga Italia.

Vetëm gjatë muajit korrik është shënuar një lëvizje prej 112,740 pasagjerësh, ku 29,425 prej tyre kanë udhëtuar në nisje nga Durrësi, ndërsa 83,315 kanë hyrë në vend përmes këtij porti.

Për të përballuar rritjen e numrit të udhëtarëve gjatë muajve të verës, kompanitë e transportit detar kanë shtuar kapacitetet operacionale, duke aplikuar dyfishimin e lundrimeve në linjat detare drejt dhe nga portet italiane.

Fluksi i lartë në Portin e Durrësit pritet të vijojë edhe gjatë muajve të pikut turistik, me rritje të numrit të udhëtarëve që zgjedhin transportin detar si një nga mënyrat kryesore të lidhjes mes Shqipërisë dhe Italisë.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme