Federata e Norvegjisë kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Infantino-s nga kreu i FIFA-s

Futboll Bota | 3 muaj më parë

Federata Norvegjeze e Futbollit (NFF) do t’i kërkojë presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, të japë dorëheqjen e menjëhershme, pas tentativës për të shitur kuotat e Kupës së Botës tek investitorët privatë.

Lajmi bëhet i ditur nga “The Guardian”. Norvegjia bëhet federata e parë që do të kërkojë publikisht dorëheqjen e numrit 1 të FIFA-s. Po ashtu, kjo federatë do të bëjë edhe një denoncim për skandalin Ffe, dhënien e “çmimit për paqen” FIFA presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, si dhe për çështjen Balogun.

“Kemi vendosur se nuk kemi më besim tek Infantino, – ka deklaruar presidenti i NFF-së, Lise Klaveness. – Besimi ka humbur tashmë, nuk ka mundësi të kthehet pas. Jemi në një moment polarizimi dhe kaosi në nivel global.

Për këtë, do t’i kërkojmë të japë dorëheqjen e menjëhershme, që komuniteti futbollistik botëror të shohë përpara. Nuk e kemi votuar në 2023-shin, por shpresonim ta mbështesnim. U zgjodh për të zbatuar reformat, ku ishte promotor. Nuk e ka bërë dhe tani do t’i kërkojmë dorëheqjen”.

Rritet kështu zemërimi ndaj kreut të FIFA-s, me shumë federata dhe konfederata që i kanë dalë kundër. Në anën tjetër, federatat që e mbështesin Infantinon janë ato të Argjentinës dhe Meksikës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme