Jeff Bezos, pranë akordit për blerjen e 30% të kuotave të Liverpool-it

Futboll Bota | 3 muaj më parë

Një konsorcium, ku është pjesëtar edhe themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, është shumë afër arritjes së një akordi për blerjen e rreth 1/3-ve të kuaotave të Liverpool Football Club.

Lajmi bëhet i ditur nga “Sky News”, sipas të cilit, Fenway Sports Group (Fsg), aksioneri në mazhorancë i klubit nga Anfield që prej vitit 2010, po bëhet gati të njoftojë transaksionin që këtë javë.

Liverpool është një nga klubet më të mëdha të futbollit jo vetëm në Angli, por në gjithë botën. Bezos, një nga emrat më të njohur të botës së biznesit, me sa duket, tashmë ka vendosur të investojë edhe në futboll.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme