“Po i afrohet shtëpisë”/ Riaktivizohet zjarri në malin e Krujës, flakët shumë pranë banesave në lagjen “Boje”

Aktualitet | 3 muaj më parë

Zjarri është riaktivizuar sërish në malin e Krujës, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës, veçanërisht në lagjen “Boje”, ku flakët janë afruar pranë banesave.

Banorët denoncojnë situatën, ndërsa shprehen të shqetësuar për shkak të erës, e cila favorizon përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara.

Ndërkohë, edhe dy vatra të reja zjarri janë shfaqur në fshatin Halil të Krujës, në zonën e njohur si “Kroi i Fokës”.

Zjarri në malin e Krujës ka nisur gjatë ditës së djeshme në një sipërfaqe me pyje me pisha, ndërsa gjatë natës forcat zjarrfikëse të Krujës kanë vijuar punën për shuarjen dhe izolimin e vatrave.

Në operacion është ndërhyrë edhe nga ajri, ndërsa në ndihmë të forcave në terren kanë mbërritur edhe forcat e ushtrisë.

Aktualisht, ekipet e emergjencave po punojnë për lokalizimin e plotë të vatrave të zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve drejt banesave dhe zonave të banuara.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme