Rrezikoi pushuesit me Jet Ski në plazhin e Ksamilit, gjobitet me 500 mijë lekë
Një drejtues i mjetit lundrues Jet Ski është ndëshkuar me 500 mijë lekë të rinj gjobë, pasi ka shkelur perimetrin e sigurisë në det dhe ka rrezikuar pushuesit në Ksamil.
Ngjarja është konstatuar gjatë patrullimit të shërbimeve të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare në sektorin detar të Ksamilit, në zonën e njohur si “Bar Bistro”.
Sipas Policisë, një mjet lundrues Jet Ski ka hyrë brenda perimetrit të përcaktuar të sigurisë për pushuesit, duke krijuar rrezik për personat që ndodheshin në plazh.
Pas ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, mjeti lundrues është bllokuar, ndërsa drejtuesi, P. S., është ndëshkuar me masë administrative në vlerën 500 000 lekë të rinj.
Kontrollet dhe patrullimet përgjatë vijës bregdetare do të vijojnë, me fokus parandalimin e shkeljeve dhe garantimin e sigurisë së pushuesve gjatë sezonit turistik.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



