Dibër/ Parandalohet përshkallëzimi i një konflikti në familje, 1 në pranga, 1 në kërkim

Aktualitet | 3 muaj më parë

Një konflikt brenda një familjeje në Dibër rrezikoi të përshkallëzohej, por ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi përkeqësimin e situatës. Ngjarja ndodhi në fshatin Majtarë, ku një 34-vjeçar dyshohet se dhunoi kunatën e tij, ndërsa djali 19-vjeçar i saj qëlloi në ajër me armë zjarri, me qëllim kanosjen e xhaxhait të tij.

Policia ka arrestuar 34-vjeçarin D. E., ndërsa 19-vjeçari F. E. është shpallur në kërkim. Menjëherë pas marrjes së njoftimit për konfliktin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër shkuan në vendngjarje dhe ndërhynë për të sqaruar rrethanat dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Policia vijon punën për kapjen e 19-vjeçarit, ndërsa po kryhen kontrolle për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit të përdorur gjatë konfliktit.

Në lidhje me ngjarjen, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë edhe për 40-vjeçaren F. E. dhe 25-vjeçaren A. E., pasi dyshohet se kanë dhunuar njëra-tjetrën.

Gjithashtu, në gjendje të lirë po procedohet shtetasi E. E., 38 vjeç, pasi dyshohet se ka tentuar të fshehë provat në vendngjarje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme