Institucionet arsimore plotësojnë të gjitha kriteret, Bashkia Gjirokastër përmirëson infrastrukturën e shkollave dhe kopshteve
Bashkia Gjirokastër ka nisur ndërhyrjet për përmirësimin e të gjendjes së godinave shkollore dhe kopshteve, në prag të nisjes së vitit të ri shkollor 2026-2027. Sipas të dhënave, kjo bashki ka në juridiksionin e saj 8 shkolla 9-vjeçare dhe 11 kopshte.
“Jemi munduar që të gjitha shkollave t’i bëjmë një rikonstruksion, apo një freskim të ambienteve të shkollore. Me këtë rast nuk dua të them që ne nuk kemi ngelur vetëm në rifreskim të ambienteve shkollore, por kemi ndërhyrë edhe me rregullimin e ambienteve të shkollës aty ku ka patur nevojë”, tha Drejtor i Arsimit në Bashkinë Gjirokastër, Arben Rexha.
Rexha bën me dije se godinat do të jenë gati brenda fillimit të muajt shtator.
“Sigurisht është një hapësirë e madhe që duhet mirëmbajtur, por me ndihmën që na ka dhënë sivjet bashkia, nuk mungon asnjë gjë për remontin e këtyre ambienteve. Pothuajse çfarë ka nevojë shkolla, ne jemi gati t’i përmirësojmë kushtet që mësimi në datën 14 të fillojë normalisht dhe në kusht më optimale për fëmijët”, theksoi ai.
Më 14 shtator, jo vetëm që nxënësit do të rifillojnë mësimin të pajisur me libra, por do të gëzojnë gjithashtu një mjedis shkollor tërësisht të përmirësuar.
Gazetare: E. Domeri
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




